SHBA, pushkatohet i dënuari me vdekje

18/06/2010 10:05

Shtetet e Bashkuara kanë kryer ekzekutimin e parë me pushkatim pas 14 vjetësh.

I dënuari me vdekje Ronnie Lee Gardner, i cili ka kaluar 25 vjet burg për vrasje, u ekzekutua pak minuta pas mesnate.

49 vjecari zgjodhi skuadriljen e vdekjes, e cila ishte bllokuar nga shteti i Jutah prej disa vitesh.

Kritikët deklarojnë se kjo metodë është barbare dhe e krahasojnë atë me metodat e Perëndimit të Egër.

Gardner është personi i tretë që dënohet me vdekje në këtë mënyrë në Shtetet e Bashkuara që prej vitit 1976.

Ai u dënua në vitin 1985 pasi qëlloi për vdekje një avokat gjatë një tentative për t’u arratisur nga një gjykatë ku po gjykohej për një tjetër vrasje.

Ekzekutimi i 49 vjecarit u krye jashtë burgut të Draperit, një periferi në Salt Lejk Siti, nga një skuadrilje të përbërë nga 5 persona.

Top Channel