Sarkozy, në Londër për fjalimin e De Gaulle

18/06/2010 10:50

Presidenti francez Nicolas Sarkozy dhe bashkëshortja e tij kanë mbërritur në Londër për të shënuar 70 vjetorin e fjalimit radiofonik të Charles de Gaulle ndaj Francës së pushtuar nga gjermanët.

Sarkozy dhe Carla Bruni do të vizitojnë studiot e radios së BBC-së në Londër, ku gjenerali i famshëm u bëri thirrje patriotëve të tij që t’i rezistonin pushtimit nazist.

Sarkozy, i cili do të shoqërohet nga princi Charles, do të vendosë një buqetë me lule para statujës së babait të mbretëreshës, George IV.

Kjo është vizita e parë që një president francez bën për të kujtuar fjalimin e gjeneralit De Gaulle më 18 qershor të vitit 1940.

Ndërkohë, kryeministri britanik David Cameron do të presë në një takim veteranët francezë të luftës, të cilët do të transportohen me një tren të posacëm “Eurostar” në Londër.

Top Channel