Loew i sigurt: Gjermania do kalojë

18/06/2010 20:30

Joachim Loew nuk është i shqetësuar pas humbjes minimale 1-0 ndaj Serbisë, duke preferuar të komentojë lojën pozitive që zhvilloi kombëtarja e Gjermanisë.

“Sot patëm shumë probleme. E kuqja ndaj Kloses, shumë raste të pashfrytëzuara, një penallti e gabuar. U ndëshkuam për shkak të moskonkretizimit të rasteve të shumta. Nuk kam asnjë dyshim që do shkojmë në fazën tjetër. Jemi shumë të hidhëruar por kemi grintë për të vazhduar botërorin”, theksoi Loew.

Ndërkohë, edhe kapiteni Philip Lahm ka dhënë një shpjegim për atë që ndodhi sot në fushë. “Nuk është e lehtë të luash me 10 vetë. Të gjithë i kanë parë pamjet dhe mund të flasin për nxjerrjen e Kloses nga loja. E nisëm mirë ndeshjen dhe në fraksionin e dytë luajtëm më mirë, por kjo nuk mjaftoi”, theksoi mbrojtësi i djathtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA