Kore e Jugut, rrëzohet avioni ushtarak

18/06/2010 09:05

Dy pilotë koreano-jugorë kanë vdekur për shkak të rënies së avionit ushtarak në të cilin ndodheshin.

Avioni është rrëzuar në det përgjatë brigjeve lindore të Koresë së Veriut, gjatë një stërvitjeje rutinë.

Sipas raportimeve të mediave lokale, trupat e pajetë të dy pilotëve janë lokalizuar, ndërkohë që mbi ngjarjen është hapur një hetim.

Ajo vjen vetëm pak kohë pas mbytjes së anijes ushtarake në Detin e Verdhë, për të cilën Seuli akuzon direkt Korenë e Veriut.

Top Channel