Kinë, rritje rrogave të punëtorëve

18/06/2010 13:30

Një nga gazetat më prestigjoze të Kinës, zyrtarja “People’s Daily”, deklaron se të ardhurat për punëtorët do të rriten.

Gazeta thotë se rrogat duhet të rriten për të mbrojtur stabilitetin dhe për të transformuar shoqërinë.

Organi mediatik paralajmëron se varianti i vjetër “made in China” po përballet me një pikë kthese.

Por artikulli nuk përmend grevat e vazhdueshme që kanë shkaktuar probleme serioze për bizneset e huaja.

Largimi i punëtorëve në formë proteste ka paralizuar fabrika të ndryshme në të gjithë Kinën, përfshirë ato të kompanive prestigjoze si “Honda”.

Grevat e punëtorëve janë një temë shumë e ndjeshme për Partinë Komuniste që drejton pushtetin në Kinë.

Top Channel