Holandë, vendi ende pa qeveri

18/06/2010 01:55
Zgjedhjet e mbajtuara para disa ditësh në Holandë duket se nuk janë në gjendje të formojnë një shumicë qeverisëse dhe as një qeveri koalicioni.

Kështu është shprehur para mediave vendase senatori Uri Rosenthal, i ngarkuar nga mbretëresha për të shqyrtuar mundësine e krijimit të një qeverie koalicioni ku të përfshiheshin tre partitë kryesore të politikës vendase, ajo kristian-demokrate, liberalët dhe krahu i ekstremit të djathtë të udhëhequr nga Gert Uilders.

Ekstremistët e djathtë të cilët morën një rezultat të shkëlqyer në zgjedhjet e fundit akuzojnë kristian-demokratët se po sabotojnë përpjekjet për formimin e një qeverie e cila do të përfshinte edhe ta.

Top Channel