Finlandë, dorëhiqet kryeministri Vanhanen

18/06/2010 13:35

Kryeministri finlandez Matti Vanhanen i ka paraqitur dorëheqjen e tij presidentes Halonen, pas shtatë vjetësh në krye të qeverisë.

Në dhjetor të vitit 2009, Vanhanen kishte njoftuar papritur synimin e tij për të mos rikandiduar për udhëheqjen e partisë së qendrës për motive shëndetësore.

Më pas, 41 vjecarja Mari Kiviniemi ishte zgjedhur në krye të partisë, që aktualisht është në pushtet dhe ka mundësi të jetë ajo pasardhësja e Vanhanen.

Top Channel