Siria paralajmëron luftë

17/06/2010 13:35

Presidenti sirian Bashar Al Asad paralajmëron se një situatë e rrezikshme mund të shkaktojnë luftë në rajonin e Lindjes se Mesme.

Ai e lidh kete me atmosferen e krijuar pas sulmit izraelit mbi anijet me ndihma per rripin e Gazas.

Gjatë një interviste për BBC-në, Presidenti Asad e përshkroi qeverinë aktuale izraelite si zjarrvënëse, apo luftënxitëse.

Ai tha se qeveria e tanishme shfaq më pak interes për paqe se çdo administratë e mëparshme izraelite.

“Sulmi izraelit shkatërroi çdo shans për paqe në të ardhmen e afërt, në një mënyrë shumë të thjeshtë. Kryesisht, ngase dëshmoi se kjo qeveri izraelite është thjesht një tjetër qeveri zjarrvënëse. Nuk mund të arrihet paqja me një qeveri të tillë”, tha zoti Asad.

Top Channel