Itali, Knox: Doja vetëm të mbrohesha

17/06/2010 18:30

“Doja vetëm të mbrohesha”. Me këto fjalë Amanda Knox është paraqitur sërish në gjykatë, për këtë herë për shpifje në dëm të të tjerëve.

“Më vjen keq që cështja ka mbërritur në këtë pikë”, ka deklaruar Amanda përpara Gjykatës së Apelit të qytetit të Peruxhias.

Kjo e fundit duhet të vendosë brenda 5 ditëve mbi kërkesën e avokatëve mbrojtës për të refuzuar prokuroren Claudia Matteini, në procesin ku studentja nga Siatëlli akuzohet për shpifje ndaj disa agjentëve të policisë.

Cështja e Amanda Knox bëri bujë në të gjithë botën pasi ajo u shpall fajtore për vrasjen e shoqes së saj të dhomës, studenten britanike Meredith.

Top Channel