Tiger Woods sërish në telashe

16/06/2010 14:50

Tiger Woods nuk arrin të gjejë paqe edhe pas divorcit të bashkëshortes Elin e faljes publike të kërkuar para amerikanëve.

Pornostarja Devon James deklaron se ka një fëmijë të paligjshëm me golfistin më të famshëm në botë. Bëhet fjalë për një djalë të lindur 9 vjet më parë, kohë kur Woods nuk ishte martuar ende me Elin Nordegren.

James është një nga 15 femrat e padeklaruara që kanë kaluar në shtratin e Tiger. Faqja e internetit Radaronline ka publikuar foto të vogëlushit, të cilat tregojnë se mes tij dhe golfistit ka një ngjashmëri të madhe. Woods ka pasur një lidhje që zgjati 2 vjet e gjysmë me aktoren në vitin 2000 dhe zbuloi se ishte babai i fëmijës në vitin 2006.

Sikur të mos mjaftonte kjo, në Angli do shfaqet një dokumentar i titulluar “Tiger Woods: The Rise and Fall” në të cilin flitet edhe për fëmijën tjetër të jashtëligjshëm të golfistit që mendohet se ka pasur me Theresa Rogers.

Top Channel