Tiffani-Amber Thiessen, mama për herë të parë

16/06/2010 10:55

Aktorja amerikane Tiffani-Amber Thiessen është bërë mama për herë të parë.

Protagonistja e “Beverly Hills 90210” ka nxjerrë në dritë vogëlushen Harper Renn Smith ditën e sotme.

Thiessen e lindur në 23 janar të vitit 1974 ka luajtur edhe në serialin “Saved by the Bell” ku interpretonte personazhin e Kelly Kapowski.

Top Channel