SHBA, mafia shantazh vëllezërve Kennedy

15/06/2010 14:50

Mafia italo-amerikane ka pasur një plan kundër vëllezërve Kennedy. Kështu thotë një dosje e FBI-së, e sapopublikuar.

Në fakt, agjencia federale hetoi mbi mundësine se mafia donte të përdorte Frank Sinatra-n për të zënë në situata shantazhuese vëllezërit Kennedy, përmes vajzave që kishte në dispozicion këngëtari.

Në këtë mënyrë, Cosa Nostra amerikane donte të hakmerrej ndaj Bob dhe Ted Kennedy për shkak të ofensivës kundër krimit të organizuar.

Mijëra faqe të dosjes së publikuar përmbajnë kryesisht kërcënimet me vdekje të bëra ndaj senatorit Ted Kennedy.

Top Channel