Ozzy do bëjë hartën e ADN-së

15/06/2010 18:15

Eshtë 61 vjec dhe pavarësisht jetës jo shumë të rregullt që ka bërë, Ozzy Osbourne vazhdon të mbahet në këmbë, madje në formë të shkëlqyer.

Ikona e muzikës rock dhe ish solisti i Black Sabbath, protagonist edhe në disa seriale, pranon përdorimin e alkoolit e drogës për rreth 40 vjet. Për të zbuluar formën kaq të mirë fizike të Osbourne edhe pse ai ka abuzuar, disa shkëncëtarë kanë vendosur të ndërtojnë hartën gjenetike të ADN-së tij.

Përvec Ozzy-t edhe ikona të tjera të muzikës rock si Iggy Pop apo Keith Richards gëzojnë shëndet të plotë, pavarësisht se në pjesën më të madhe të jetës nuk e kanë ndarë nga vetja drogën.

Metoda e ndërtimit të hartës së ADN-së feston këtë vit 10 vjetorin e krijimit dhe për zbardhjen e saj duhen rreth 3 muaj. Kostoja totale shkon 27 mijë stërlina, prandaj janë të pakët njerëzit që kanë luksin ta bëjnë.  

Top Channel