OKB, apel dy Koreve: Jo tensionit në rajon

15/06/2010 08:00

Këshilli i Sigurimit i OKB-së u ka bërë thirrje dy Koreve që të shmangin cdo veprim që mund të sjellë në rritjen e tensioneve mes dy vendeve.

Dy Koretë kanë paraqitur versionet e tyre mbi incidentin që në muajin mars coi në mbytjen e një anijeje ushtarake koreano-jugore me 46 marinarë në bord.

Për ngjarjen në fjalë Seuli zyrtar akuzon drejtpërdrejt Penianin, ndonëse ky i fundit vazhdon të mohojë cdo përgjegjësi.

Por Koreja e Jugut gëzon edhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, të cilat kanë deklaruar se Veriu do të japë llogari për mbytjen e anijes.

Top Channel