Obama sërish tek Gjiri Meksikës

15/06/2010 03:40

Presidenti amerikan, Barak Obama u rikthye ditën e hënë në Gjirin e Meksikës për të parë nga afër punimet e kompanisë “BP” për ndaljen e rrjedhjes së naftës si dhe për pastrimin e ndotjes së shkaktuar.

“Në fund të fundit unë jam i sigurtë që ne do arrijmë ta transformojmë Gjirin në një  gjendje më të mirë nga sa ishte para ndotjes”, u shpreh Obama pas takimit me zyrtarë vendore të Rojes Bregdetare në Alabama.

Ky ishte udhëtimi i katërt i Shefit të Shtëpisë së Bardhë në vendndodhjen e ndotjes. Por këtë herë ndryshë nga radhët e tjera, Obama u shpreh optimist për situatën. Ndoshta në qëndrimin e presidentit ka ndikuar edhe deklarata e “BP” për shpenzimin e miliarda dollarëve për pastrimin dhe rikthimin e Gjirit të Meksikës në gjendjen e mëparshme.

Top Channel