Meksikë, vriten 15 agjentë policie

15/06/2010 09:05

Pesëmbëdhjetë agjentë policie janë vrarë në Meksikë, në një grackë të ngritur nga anëtarët e karteleve të drogës.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare, sipas të cilave ngjarja e rëndë ka ndodhur në shtetin e Micoakoanit, që është kthyer në fushë beteje mes bandave të narkotrafikut.

Ndërkohë, në një ngjarje tjetër, 28 persona kanë humbur jetën si pasojë e një përleshjeje të dhunshme të ndodhur në një burg të Sinaloas, mes dy grupeve rivale.

Viktimat janë qëlluar me armë zjarri, gjë që ka shtyrë autoritetet policore lokale të hetojnë mbi rrugën e hyrjes së armëve në ambjentet e burgut.

Top Channel