Meksikë, rebelim në burg, 17 të vdekur

15/06/2010 04:50

Rebelimi në një burg meksikan ka shkaktuar vdekjen e të paktën 17 të burgosurve.

Sipas autoriteteve meksikane ngjarja ka ndodhur në qytetin e Mazatlanit, ku dy grupe të mëdha të burgosurish u përleshën me njëri-tjetrin duke shkaktuar vdekjen e 17 prej tyre.

Autoritetet njoftojnë gjithashtu se të gjitha viktimat janë vrarë me armë zjarri dhe për këtë arsye kanë nisur hetimet për të zbardhur rrugën e hyrjes së armës në institucionin e vuajtjes së dënimit.

Top Channel