Loca Ponce adhuron Maradonën

15/06/2010 09:30

Botërori i futbollit sapo ka filluar, por vijnë edhe komentet e tifozëve të famshëm.

Lola Ponce është shumë entuziaste për Argjentinën e saj dhe sidomos për trajnerin Diego Armando Maradona.

Këngëtarja gjatë një interviste të dhënë për agjencinë italiane të lajmeve ANSA ka deklaruar se Maradona është një gjeni i topit dhe është e bindur se do të bëjë një demonstrim të ri të artit të tij.

Lola thotë se është fanse e cmendur e Maradonës, ndërsa thekson se fitoren duhet ta arrijë ekipi që lufton deri në fund me shpirt dhe zemër.

Top Channel