MTKRS ka hartuar projektligjin për artin dhe përpara propozimit për miratimin e tij, organizoi një takim me përfaqësues të kësaj fushe, me qëllim diskutimin e tij.

Projektligji per artin parashikon ndryshimin e ligjit ekzistues te artit skenik, i cili aktualisht mbulon vetem dy fusha, ate te muzikes dhe te teatrit. Eshte menduar krijimi i Qendres Kombetare te Artit dhe celjes se bordeve te vecanta per cdo fushe te artit, ne ndryshim me bordin e vetem ekzistues aktual, qe i mbulon te gjitha.

Krijimi i kesaj Qendre do te ndikoje edhe ne menyren e re te financimit te projekteve, te cilat nuk do te dalin me drejtperdrejt nga Ministria. “Ka ardhur koha qe Qendra Kombetare e Artit te beje te mundur qe MTKRS te mos jete me nje fondacion qe shperndan fondet e projekteve, por nje institucion qe do te merret me politikat dhe monitorimin e veprimtarive te institucioneve te saj”, tha ministri i Kultures, Ferdinand Xhaferaj.

Per perzgjedhjen e anetareve te bordeve artistike prane institucioneve ne vartesi te ministrise, eshte parashikuar qe te merret edhe mendimi i sindikates se institucionit perkates. Per institucionet e teatrove ne rrethe me me shume se 50 vjet veprimtari, do te kalohet 30% e grantit te bashkive per kulturen, kjo sipas ministrise, per shkak te gjendjes jo te mire te institucioneve te pushtetit vendor.

Nje alternative per kete pike, do te ishte edhe shnderrimi i drejtorive te kultures prane bashkive, ne qendra arti. Subjektet private te artit me veprimtari te pasur artistike, qe regjistrohen si shoqeri tregtare, do te subvencionohen nga fondi buxhetor. Sipas ministrise, praktike kjo qe adoptohet per here te pare ne ligjin e ri dhe e mare si model nga vendet e zhvilluara.

Top Channel