Konflikti Korean, OKB e shqetësuar

15/06/2010 03:00

Një zyrtar i lartë i Kombeve të Bashkuara pasi ka biseduar si me palën koreano-veriore ashtu edhe me atë koreano-jugore ka shprehur shqetësimin e tij të thellë për konfliktin mes dy vendeve.

Presidenti i Këshillit të Sigurimit, Klaud Heller tha se Këshilli është i shqetësuar për situatën në Gadishullin e Koresë pas mbytjes së anijes “Cheonan” më 26 mars të këtij viti, ku 26 marinarë gjetën vdekjen.

Deklarata e Heller ka ardhur disa javë pas prezantimit të rezultatit përfundimtar të hetimeve ndërmarrë nga autoritetet koreano-jugore të cilat fajësojnë Penianin për mbytjen e anijes më 26 mars. Mënjherë pas kësaj panel hetues kërkoi nga Këshilli i Sigurimit marrjen e masave të nevojshme ndaj rolit të Koresë së Veriu në mbytjen e anijes “Cheonan”.

Top Channel