Irani, notë proteste fuqive të mëdha

15/06/2010 09:45

Irani do t’iu dërgojë të gjitha fuqive të mëdha një letër në formë proteste kundër sanksioneve të miratuara nga OKB për programin e tij bërthamor.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Teheranit, Ramin Mehman Parast.

“Irani do të vazhdojë të ushtrojë të drejtën e tij në fushën bërthamore. Programi i pasurimit të uraniumit do të vazhdojë”, ka deklaruar Parast.

Zëdhënësi i diplomacisë iraniane ka shtuar më tej se ndërkombëtarët nuk do të përfitojnë asgjë nga sanksionet shtesë të miratuara nga KS.

Top Channel