Gjermani, i armatosuri merr peng disa persona

15/06/2010 17:00

Një person i armatosur ka marrë peng disa persona në një dyqan të madh veshjesh në zonën e Lipsias, në Gjermani.

“Dimë që po mban peng disa persona”, është shprehur një zëdhënës i policisë, sipas të cilit “disa prej pengjeve të lënë të lirë ishin shumë të tronditur dhe qanin”.

Rreth orës 12:00 burri është futur së bashku me pengjet në katin e parë të ndërtesës në të cilën ndodhen një zinxhir i dyqaneve të modës “H&M”, në repartin e veshjeve të grave.

Në vendngjarje janë mbledhur shumë ambulanca, ndërsa forca të shumta policie kanë izoluar të gjithë zonën.

Në orën 15:00 forcat e rendit kanë mundur të kontaktojnë nëpërmjet telefonit me pengmarrësin.

Top Channel