Britani, inflacioni rritet me 0.2 për qind

15/06/2010 12:10

Inflacioni në Britaninë e Madhe ka shënuar në maj një rritje me 0.2 për qind në bazë mujore, që nëse kthehet në bazë vjetore rezulton me një rritje prej 3.4%.

Gjithësesi, sipas raportimeve të mediave britanike, shifra në fjalë është me e ulët se 3.5 për qind, e parashikuar nga analistët e tregut.

Në prill, cmimet në Mbretërinë e Bashkuar kishin regjistruar një rritje prej 0.6% në bazë mujore dhe 3.7% në bazë vjetore.

Top Channel