BE, sot verdikti mbi krizën

15/06/2010 04:20

Vendet anëtarë të BE-së do të mblidhen ditën e sotme në Strasburg për të dhënë verdiktin e tyre final mbi krizën financiare të eurozonës.

12 vendet anëtare do të njohin njëra-tjetrën me shkurtimet ekonomike që kanë ndërmarrë dhe që do të ndërmarrin për të përballuar krizën financiare.

Lëvizje në politikat financiare parashikohet të ndërmarrin, Portugalia e Spanja, dy vendet më të rrezikuara pas krizës greke, por edhe Italia, Gjermania e Franca. Shkurtimet e njoftuara nga qeveria Merkel dhe Berluskoni, për të ulur defiçitin buxhetor shkaktuan protesta masive në Berlin e Romë para pak ditësh.

Top Channel