Terrorizmi, mbi 25 mijë të vdekur nëpër botë

14/06/2010 16:40

Nga shtatori i vitit 2003 në shtatorin e 2009-ës, të vdekurit nga atentatet terroriste në të gjithë botën janë 25.751.

Të dhënat janë paraqitur nga organizata ISCA, e cila ka hartuar një raport mbi terrorizmin ndërkombëtar.

Sipas raportit, mes 11 shtatorit të 2008-ës dhe 10 shtatorit të 2009-ës, vendet me numrin më të madh të viktimave nga atentatet terroriste kanë qenë Iraku, Pakistani, Afganistani dhe India.

Top Channel