Kolumbi, lirohet pas 12 vjetësh pengu i FARK

14/06/2010 17:15

Një oficer i policisë kolumbiane, i marrë peng 12 vjet më parë nga rebelët, është gjetur i gjallë në xhungël disa orë pasi tre pengje të tjera ishin liruar.

Toger-koloneli William Donato ishte arratisur gjatë konfuzionit të krijuar kur trupat ushtarake të rregullta sulmuan bazën e guerrilasve të FARK, në provincën Guaviare, për të liruar pengjet.

Të katër personat, të gjithë të rrëmbyer në vitin 1998, u detyruan që për arsye sigurie të fluturonin për në Bogota.

Autoritetet kolumbiane besojnë se guerrilasit mbajnë ende peng 19 anëtarë të forcave të sigurisë, të cilët duan t’i shkëmbejnë me 500 anëtarë të FARK që ndodhen në burgje.

Top Channel