Kirgizstan, rëndohet më tej bilanci i viktimave

14/06/2010 16:50

Vazhdon të rëndohet duke u ngjitur në 124 të vdekur bilanci i viktimave të dhunës etnike në jug të Kirgizstanit.

Të dhënat e fundit janë dhënë nga Ministria lokale e Shëndetësisë, e cila citohet nga agjencia ruse e lajmeve “Interfax”.

Dhuna mes banorëve të etnisë kirgize dhe atyre të etnisë uzbeke është rënduar aq shumë, saqë në Kirgizstan kanë mbërritur trupat e para ushtarake ruse.

Top Channel