Ki Moon: Hetimi i Izraelit, opsion i hapur

14/06/2010 21:45

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon ka deklaruar se opsioni për një hetim ndërkombëtar mbi sulmin e Izraelit mbetet ende në tryezë.

Reagimi i Ki Moon ka ardhur pak momente pasi Izraeli ngriti vetë një komision hetimor mbi ngjarjen e ndodhur pak kohë më parë.

Numri një i Pallatit të Qelqtë ka theksuar se shpreson në një përgjigje pozitive dhe bashkëpunim nga Izraeli.

Kundër idesë së këtij të fundit u shpreh presidenti palestinez Mahmud Abaz, i cili ka theksuar se opsioni i Izraelit i përgjigjet kërkesave të Këshillit të Sigurimit.

Top Channel