Afrikë, punëtorët në protestë

14/06/2010 20:10

Tre ditë pas fillimit të botërorit, Afrika ka treguar edhe anën e saj negative. Mbrëmjes e të dielës, pas fitore së thellë 4-0 të Gjermanisë ndaj Australisë, jashtë stadiumit të Durban ka patur një përleshje me punonjësve të këtij stadiumi dhe policisë vendase.

Më shumë se 300 manifestues protestonin për pagat e tyre shumë të ulta, 25$ në ditë dhe për mosmbajtjen e premtimeve nga ana e punëdhënësve të cilët u kishin premtuar paga më të larta.

Policia e Durban ka përdorur gaz lotsjellës dhe plumba gome, duke plagosur një grua dhe arrestuar dy të tjerë.

Sipas medjave vendase, njërit prej të arrestuarve i është gjetur edhe një pistoletë.

Ndërkohë organizatorët e këtij botërori kanë siguruar se protesta nuk do të ndikojë në sigurinë e këtij aktiviteti.

Top Channel