Russell Crowe ka vdekur? Eshtë shaka
11/06/2010 12:25
Russell Crowe ka vdekur! Eshtë aksidentuar në Austri në malet Kitzbuhel, ndërsa xhironte një prej skenave të filmave të tij të fundit në 50 metra lartësi.
“Lajmi” për aksidentin e tmerrshëm është dhënë pak ditë më parë në Shtetet e Bashkuara dhe në rrjetë kanë rënë radio, televizione dhe website në të gjithë botën.
Por gladiatori është shëndoshë e mirë dhe sipas agjentëve të tij, aktori shpreson që të jetojë shumë gjatë.
Crowe nuk është viktima e parë e këtyre ‘lajmeve’ që bëhen për shaka dhe që tregojnë se sa shpejt përhapen informacionet në rrjet, kur ato nuk janë të konfirmuara zyrtarisht.
Top Channel