Mundësia e arritjes së kompromisit historik ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve do të rritet kur GJND-ja do ta japë mendimin e vet mbi pavarësinë e Kosovës.

Kështu ka deklaruar shefi i diplomacisë serbe Vuk Jeremic.

“Vendi im është i gatshëm, që me qëllime të mira, të hyjë në dialogun, i cili zgjidhjen e problemit të Kosovës do ta bënte të pranueshëm për të gjitha palët”, transmeton ‘Blic’ fjalët e Jeremic, te cilave u referohet Telegraf.

Ministri i Jashtëm serb ka deklaruar se në bisedimet e ardhshme vendi i tij do të jetë konstruktiv.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA