Balla: Kriza rrezikon vizat

07/06/2010 22:35

Duke folur në emisionin “Shqip” deputeti socialist, Taulant Balla tha se letra e dërguar nga dy kryetarët e partive kryesore në Parlamentin Europian dëshmon qartë kërkesat e komunitetit europian dhe pozicionin e tyre mbi krizën politike në vend.

“Mesazhi që zyrtarisht kanë dy kryetarët e grupeve më të mëdha politike në PE, ku vendoset pika tek vendimmarrja politike ku do kalojë proçesi i integrimit europian. Shqipëria mund të kalojë në ngrirje të dy proçeseve, që janë më afër, proçesi i liberalizimit të vizave dhe ai i marrjes se statusit kandidat. Ne urojmë që vendimmarrja, të paktën për vizat mos merret”, tha Balla.

Më tej deputeti socialist foli për tryezën e Strasburgut e organizuar nga zyrtarët e lartë europiane në përpjekje për të gjetur një zgjidhje politike mes dy lidërve të politikës shqiptare.

“Serioziteti në marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë është i rëndësishëm. Berisha u largua nga ajo tryzeë me premtimin që përmes ekspertëve të hartohet një draft. Strasburgu edhe atë natë kishte një material që shkruhej në ato momente. Berisha edhe në një rast të tillë të përafert në ‘96 ose ‘97 i ka çuar gjërat deri  në fund. Berisha është i papërgjegjshëm”, tha më tej Balla.

Ndërkaq deputeti demokrat, Mark Marku foli për qëndrimin e opozitës dhe rrugën e protestave të ndjekur pas saj. Sipas zotit Marku socialistët e kuptuan se ekstremizmi i protestës nuk sjell rezultat dhe iu rikthyen logjikës së arsyes. Marku krahasoi teknikat politike të opozitës me ato të Mao Ce Dunit.

“Palët kanë hequr dorë nga logjika e forcës janë nënshtruar logjikës së arsye. PS mësoi se ekstremizimi i protestës nuk sjell rezultat. Teknikat tuaja janë teknika si të Mao Ce Dunit. Mendoj që para se të integrohemi në Europë duhet të integrohemi këtu, kjo është sfida jonë më e madhe që kemi. Për vizat tre kriteret që do vijnë në korrik janë të treja kritere teknike dhe jo politike. Proçesi i liberalizimit të vizave është i pakthyeshëm dhe nuk ka lidhje me krizën politike apo me kompromisin PD-PS”, u shpreh deputeti Marku.

Menjëherë pas fjalës së Markut, replikoi deputeti socialist, Taulant Balla. Balla tha se kjo është një ndërprerje e përkohëshme e mjeteve demokratike për të protestuar

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA