Finalja e NBA, Lakers e nis me këmbën e mbare

04/06/2010 16:05

Los Angeles Lakers i tregon skuadrës së Boston Celtic se historia nuk është më ajo e para dy viteve ku bardhjeshilët fituan në finalen e NBA.

Kalifornianët fituan ndeshjen e parë të finales pasi kanë dominuar gjithë takimin, të cilin e mbyllën me rezultatin 102-89. Gasol tregoi një formë të shkëlqyer me 23 pikë e 14 ribaunde, ndërsa Kobe Bryant realizoi 30 pikë.

Të dielën do të luhet përballja e dytë, ku Celtic duhet të bëjë gjithcka për të mos e parë vetën në disavantazh 2-0, cka do të thotë një hap i sigurt i skuadrës së Phil Jackson drejt fitores së titullit të dytë rresht.  

Top Channel