Laporta kërcënon Ibrahimovic me shitje
31/05/2010 19:30
Barcelona nxehet me agjentin e sulmuesit Zlatan Ibrahimovic, Mimo Raiola.
Presidenti Joan Laporta ka kërcënuar se do ta nxjerrë në shitje sulmuesin nëse agjenti do vazhdojë të lëshojë deklarata si ajo e së shtunës. Ai u shpreh se Guardiola duhej te mbyllej në një cmendinë nëse mendonte ta shiste suedezin.
“Klubi nuk dëshiron ta shesë Ibrahimovic por nëse situata komplikohet, nuk do ketë rrugëzgjidhje tjetër”, theksoi Laporta. Ai shtoi se askujt nuk i pëlqeu deklarata e agjentit dhe referimi i tij ndaj trajnerit të Barcelonës. “Nuk na pëlqeu as kur tha se nëse Barcelona ka nevojë për para duhet të shesë Lionel Messi-n”, përfundoi Laporta.
Top Channel