Energjia Bërthamore, Berisha: Ligjet gati për 5 vjet

18/05/2010 19:40

Kryeministri Sali Berisha deklaroi se Shqipëria për një periudhë 5 vjecare do të ketë plotësuar legjislacionin e plotë për prodhimin e energjisë bërthamore.

Berisha e beri këtë deklaratë pas firmosjes në Tiranë të deklaratës së përbashket mes Shqipërisë dhe Italisë për ekspozitën botërore të vitit 2015, që do të zhvillohet në Milano. Bashke me kryetaren e Bashkise se Milanos, Lettizia Morati, e cila eshte edhe koordinatore e qeverise italiane per organizimin e ketij evinementi te madh boteror per biznesin, ku ne fokus eshte energjia dhe ushqimi dhe do te marrin pjese 150 vende, kryeministri Berisha shprehu bindjen per realizimin e projekteve konkrete te investitoreve milaneze ne Shqiperi.

“Unë mendoj, se së bashku me zonjën Morati, në vitin 2015 do të takohemi në ekspozitën e Milanos me shumë nga idetë dhe projektet tona të realizuara. Shqipëria do të jetë një nga vendet me rritjen më të shpejtë të prodhimit të energjisë së rinovueshme në rajon dhe më gjerë. Shqipëria do të ketë kompletuar të gjithë kuadrin e saj ligjor për shfrytëzimin e energjisë nukleare për qëllime paqësore dhe do të shqyrtojë të gjitha opsionet për fillimin e këtij shfrytëzimi”, tha Berisha.

Por, nje investim me afatshkurter dhe konkret eshte ndihma qe Bashkia e Milanos i ka ofruar Qeverise Shqiptare per studimin e trafikut ne Tirane. “Unë i ofrova Kryeministrit Berisha bashkëpunim për sa i përket studimit të fizibilitetit që lidhet me çështje të trafikut dhe të qëndrueshmërisë së trafikut në qytet, duke qenë se Tirana është kryeqyteti i Shqipërisë dhe që mund ta shfrytëzojë sa më mirë atë. Dhe, besoj, se do të jetë qeveria dhe autoritetet vendore që do të vendosin si ta shfrytëzojnë këtë studim, që ne ia kemi ofruar falas qeverisë shqiptare”, pohoi Morati.

Duke perfituar nga rasti, kryeministri Berisha beri edhe nje koment per trafikun e Tiranes pas ngritjes se cadrave te greves se urise ne bulevardin deshmoret e kombit.  

“Ndërsa për pjesën e dytë të pyetjes unë do t’i bëja një kërkesë zotit Rama që të pyesë kampionin e botës në grevat e urisë, që është Marco Panela; nëse i ka bllokuar ai ndonjëherë rrugët e qytetit të tij me grevat e urisë apo jo? Ai erdhi dhe e vizitoi grevën dhe më thanë se u ka deklaruar se çdo gjë mund të bëni, por rrugën s’duhet ta bllokoni”, shtoi kryeministri.  

Top Channel