Protesta e PS-së, policia: U plagosën 5 punonjës

15/05/2010 12:50

Policia e Tiranës njoftoi se 5 efektivë janë plagosur lehtë si pasojë e goditjes nga disa persona gjatë protestës së një dite më parë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Nëpërmjet një reagimi, sot policia thekson se disponon prova filmike për ngjarjen, ndërkohë që po punohet për identifikimin e autorëve të incidentit.

Ndaj autorëve do të ngrihet padi penale me akuzën e kundërshtimit të punonjësve të policisë.

Po ashtu sipas Policisë Partia Socialiste ka shkelur ligjin, pasi nuk ka njoftuar për zhvillimin e protestës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA