Tiranë, shfaqet malarja

14/05/2010 12:00

Një 17-vjecar nga Zallherri dyshohet të jetë prekur nga sëmundja e malarias, e zhdukur shumë vite më parë në Shqiperi.

Burime nga Ministria e Shëndetësisë konfirmojnë se pacienti i prekur është një emigrant dhe sapo është kthyer nga Greqia.

Momentalisht 17-vjecari eshte i shtruar ne spitalin infektiv dhe mbahet i izoluar. Analizat e para te kryera prane Institutit te Shendetit Publik hedhin dyshime per semundjen e rende.

Nderkohe mostra  te analizave jane derguar ne Rome cka do te vertetojë perfundimisht nese emigranti shqiptar eshte prekur apo jo nga semundja e malarjas.

Top Channel