Ndërsa 24 orët e fundit ishin të mbushura me zhvillime politike dhe diplomatike për situatën aktuale në Shqipëri, kryeministri Sali Berisha ishte në Zagreb ku mori pjese ne takimin e 19-të të Bankes Europiane per Rindertim dhe Zhvillim.
Kjo banke ka kryer investime te medha ne rajonin e Ballkanit, ku ne Shqiperi llogariten gjysmë miliardi euro investime. Kriza ekonomike boterore dhe pasojat e saj ne vendet anetare te BERZH-it ishte fokusi kryesor i diskutimeve.
“Unë informova të pranishmit se disa nga pasojat e shfaqura nga fundi i viti 2008 gjer në vitin 2009, tani po zhduken tërësisht ose janë në zhdukje e sipër. Kështu, Shqipëria ka një dyfishim, madje mbi dyfishim të eksporteve të prodhuara në Shqipëri. I njoha gjithashtu me situatën e sistemit bankar shqiptar. Eshtë një situatë realisht, qartësisht pozitive, bankat tona janë plotësisht likuide, raporti kredi dhe depozita është 0.6 për qind, pra jo më shumë se 60 për qind e depozitave janë kredituar, çka do të thotë se është një ndër raportet më të mira”, u shpreh Berisha.
Kryeministri tha se është e rendesishme qe BERZH-it duhet te ndihmoje vendet anetare me projekte rajonale, si Korridori Tetë, gazsjellesit e medhenj apo ne sektorin privat.
“Kërkova gjithashtu që BERZH të financojë edhe në projekte të tjera, veçanërisht në parqe industriale dhe në sektorët të cilët krijojnë punësim të madh”, tha Berisha.
Sipas kryeministri Berisha vendet pjesemarrese ne takim ishin optimiste se po dalin nga kriza dhe se kete vit presin rritje ekonomike pozitive, sado e vogel qe ajo te jete.
Top Channel