Letër e artistëve kundër grevës

10/05/2010 15:15

Letrës së hapur që, një grup prej 40 personalitetesh të artit dhe kulturës, i dërguan të premten kreut të opozitës, Edi Rama, duke treguar mosaprovimin e tyre ndaj grevës së urise, i janë shtuar edhe intelektualë të tjerë të vendit.

Mes emrave të artisteve, si Fatos Kongoli, Margarita Xhepa, Tinka Kurti, Irini Qirjako, Dhimiter Orgocka, Mirush Kabashi etj, jane shtuar edhe emrat e Avni Mules, Bujar Kapexhiut, dhe disa personaliteteve te njohura ne fushen e mjekesise, Halim Kosova, Zamir Ndroqi, Jera Kruja etj, duke cuar ne 126 numrin e intelektualeve, qe kane firmosur letren e hapur.

Ne leter, intelektualet i shkruajne zotit Rama, se “ju e dini mire se kurre me pare vendi yne nuk ka qene me afer endrrës se tij. Per here te pare njerezit e ketij vendi jane zgjuar nga gjumi dhe kane hapur syte gjithe shprese prej dritares qe na ben te besojme se endrra mund te behet realitet. Se edhe ne mundemi. Veteflijimet nuk jane kurrë te hijshme shkruajne artistet. Përmes një letre të hapur drejtuar zotit Edi Rama, emra të njohur të artit i kërkojnë linderit të opozitës të mos lejojë që vendi të shndërrohet në gazin e botës”.

Ata shkruajne se ‘tamam në ditën kur 12 Ministra të jashtëm të BE mbështetën publikisht heqjen e vizave për Shqipërinë, një grusht figurash politike dhe militantësh të partisë suaj u ndrynë në një grevë urie në zemër të Tiranës. Për fat të keq, ky izolim i ngjashëm me ngujimin absurd dhe aspak ekzistencial , cdo ditë e më shumë po humbet kuptimin e dimensionit të lirisë dhe po kthehet në përhumbje, amulli dhe dëshpërim“, theksohet në letër.

Artistët nënvizojnë domosdoshmërinë e normalizimit të jetës politike në të mirë të përmbushjes së endrrës së shqiptarëve për t’u bërë pjesë e Europës. ‘Kjo është arsyeja e cila na shtyn të bëjmë këtë thirrje publike që të rigjeni, kuvendin, politikën e dialogun. Ka shumë kohë që në botën e qytetëruar qëllimi nuk e justifikon mjetin. Nuk ka më gjasa që një politikan, grup a parti politike t’i kundërvihet interesit dhe aspiratave të popullit të vet“, shkruajnë artistët ndërsa i bëjnë thirrje kryesocialistit të “lejojë shqiptarët të mbërrijnë në shtepi”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA