Ndoka: Berisha qeveris me vota të vjedhura

05/05/2010 19:05

Kryetari i PDK-së, Nard Ndoka, duke folur në protestën e opozitës për transparencën e zgjedhjeve, ka akuzuar kryeministrin Berisha se po qëndron në pushtet me vota të vjedhura.

“Zoti Berisha qëndron sot në pushtet kundër vullnetit të popullit të tij. Ai qeveris me një qeveri krize, me qindra mijëra vota që votuan kundër tij”, ka deklaruar Ndoka.

Ish-ministri i Shëndetësisë në qeverinë e mëparshme të Berishës, Ndoka ka theksuar se kryeministri duhet të reflektonte pas protestës masvie që mblodhi 200 mije vetë.

“Kryeministri ka humbur ndjeshmërinë politike. Ai duhet të kuptonte se, kur 200 mijë persona protestojnë në shesh dhe kundërshtojnë politikat e tij, duhet të fillonte të reflektonte. Por Berisha vazhdon të bëjë demagogun, vazhdon të bëjë shurdhin dhe vazhdon të bëjë qorrin”, ka shtuar Ndoka.

Top Channel