Seuli, rezolutë për anijen e mbytur

04/05/2010 11:20

Presidenti i Koresë së Jugut, Lee Myung Bak ka premtuar një “rezolutë të qartë” për t’iu përgjigjur ngjarjes së 26 marsit, kur një anije ushtarake u mbyt në ujërat kufitare pranë Koresë së Veriut.

Bak ka deklaruar se mbytja e anijes ushtarake “Cheonan” përbën një incident të rëndë ndërkombëtar që përfshin marrëdhëniet ndërkoreane.

Mbytja e anijes shkaktoi vdekjen e 46 marinarëve. Hetimet e kryera kanë sugjeruar se mbytja mund të jetë shkaktuar nga një silurë, por për këtë nuk është fajësuar asnjë vend.

Deklarata e presidentit Bak u transmetua live në televizion, me rastin e një takimi me 150 oficerët ushtarakë më të lartë të vendit, të cilët janë mbledhur për herë të parë.

Top Channel