Indi, arrestohen 170 makinistë

04/05/2010 10:15

Rreth 170 makinistë janë arrestuar nga policia e Mumbait, në Indi, për shkak të një greve që la në këmbë miliona udhëtarë.

Që prej ditës së djeshme qindra manifestues kanë nisur grevën në stacionet hekurudhore për të kërkuar një rritje të rrogës.

Por autoritetet indiane e kanë kundërshtuar grevën për shkak se ajo ka pezulluar lëvizjen e 80 përqind të trenave.

Top Channel