Obama në Luiziana: Katastrofë e paprecedentë

03/05/2010 08:50

“Një katastrofë e paprecedentë”. Kështu e ka përkufizuar presidenti amerikan Barak Obama derdhjen e mijëra tonëve naftë në det pas defektit në një prej puseve naftënxjerrëse që ka ndotur pjesën më të madhe të Gjirit të Meksikës, deri në Florida.

“Kompania britanike Bp do mbajë përgjegjësi dhe do paguajë për këtë”, theksoi me tone kërcënuese kreu i Shtëpisë së Bardhë gjatë nje vizite që zhvilloi në shtetin e Luizianas.

Në fund të fjalës ai shtoi se nuk do kursejë asgjë për t’i dhënë fund kësaj krize që po shkakton një masakër të vërtetë ekologjike.

Top Channel