New York, neutralizohet makina me eksploziv

02/05/2010 09:15

Një makinë me eksploziv është gjetur në sheshin më të madh të New York, “Times Square” në zemrën e Manhattan-it.

Alarmi është dhënë rreth orës 18:30 me atë lokale kur nga një makinë me targa të Connecticut ka dalë tym. Sheshi u evakuua në kohë rekord, por policia përjashton pistën e terrorizmit.

Ndërkohë, në lidhje me këtë aksion ka reaguar menjëherë presidenti Barak Obama, i cili përgëzoi policinë e qytetit për reagimin e shpejte dhe efikas.

Ai ka theksuar se udhëzoi këshilltarin për anti-terrorizmin John Brennan, të mbështesë policinë e NYT me cdo mbështetje që atyre do t’u nevojitet.

Top Channel