Bombat në NY, talebanët marrin autorësinë

02/05/2010 21:50

Atentati i dështuar në “Times Square” në Nju Jork është marrë përsipër prej talebanëve pakistanezë.

Lajmi publikohet në një faqe interneti islamike të lidhur me lëvizjen radikale talebane, ku sqarohet se sulmi synonte hakmarrjen për vrasjen e dy aktivistëve talebanë, “martirë islamikë”.

Megjithatë autoritetet amerikane ende nuk kanë dhënë një pistë zyrtare të hetimit. Ato shprehen mosbesuese ndaj përgjegjësisë talebane dhe vazhdojnë hetimet në disa pista.

Top Channel