Gjendet 17 vjecarja e zhdukur

28/03/2010 14:55

17-vjeçarja Erlinda Mulla, është gjetur nga policia në qytetin e Fierit pas pesë ditësh kërkime.

Gjetja e adoleshentes është arritur pasi është zbuluar numri i saj i telefonit që përdorte.

Policia ka shoqëruar edhe një 18 vjeçar, nga Fieri, tek shtëpia e të cilit vajza kishte qëndruar gjatë ditëve që rezultonte e humbur.

Vajza dëshmoi në polici se kishte marrë arratinë për shkak se tek familja e të fejuarit, nuk e lejonin të dilte nga shtëpia dhe e kufizonin në lëvizje.

Policia tha se nuk kishte prova që djali me të cilin shoqërohej kishte për qëllim trafikimin e saj.

Top Channel