Shkozet, rruga me gropa, pritet tharja për sistemimin

27/03/2010 19:50

Rruga Shkozet-Durrës është një ferr i vërtetë për banorët dhe bizneset që ushtrojnë aktivitetin e tyre përgjate saj.

Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi ishte në Shkozet dhe tha se punimet janë ndërprere për shkak te reshjeve gjatë dimrit. Olldashi shtoi se tani pritet tharja e ujit nëpër gropat e mëdha që janë krijuar, për të nisur sistemimi përfundimtar.

“Fondet e rrugës janë fonde të marra hua nga Fondi Europian dhe kjo nuk ka qenë problem. Pa u thare rrethrrotullimi nuk mund të stabilizohet situata”, theksoi Olldashi. Edhe pergjatë pjesës tjetër të rrugës nuk punohet edhe pse shiu ka reshtur.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA