Meta pret studentët nga Presheva

27/03/2010 16:35

Zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, priti sot një grup studentësh nga Lugina e Preshevës që studiojnë në universitetet e Shqipërisë.

Në takim ishte i pranishëm dhe ministri i Arsimit dhe i Shkencës, Myqerem Tafaj. Takimi me studentët shqiptarë të luginës së Preshevës ishte një premtim i ministrit të Jashtëm gjatë vizitës së tij të fundit në Serbi, në komunat e Preshevës dhe Bujanovcit.

Meta tha se gjatë vizitës së tij të fundit në Serbi, zyrtarët e lartë serbë shprehën mirëkuptim për shqetësimet e banorëve të luginës së Preshevës dhe angazhimin se do të punonjnë realisht për përmirësimin e jetës dhe të drejtave të tyre.

 Në këtë kontekst, Meta shtoi se Qeveria Shqiptare do të vazhdojë angazhimin dhe bashkëpunimin me Qeverinë e Serbisë, me qëllim që të arrihet një progres real i të drejtave të shqiptarëve në luginën e Preshevës si dhe mirëintegrimi i tyre në jetën dhe institucionet ekonomike, politike e sociale të Serbisë.

Ministrat Meta dhe Tafaj ftuan studentët shqiptarë të luginës së Preshevës të trokasin në dyert e Ministrisë së Jashtme dhe të Arsimit për cdo problem të tyrin që nuk gjen zgjidhje në dekanatet dhe rekoktaret të universiteteve ku studiojnë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA