Kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli përmes një deklaratë të zëdhënëses ka mbrojtur ngritjen e komisionit hetimor.
“Kuvendi e mori këtë vendim me përgjegjshmëri të thellë dhe me vendosmërinë se të gjitha të vërtetat lidhur me procesin zgjedhor më të mirë, më të lirë, më të ndershëm që shqiptarët kanë zhvilluar ndonjëherë, duhet të dalin në dritën e diellit”, thuhet në deklaratë.
Më tej deklarata vijon: “Sipas Rregullores së Kuvendit nisma mund të tërhiqet deri përpara votimit në parim të saj.
Konfirmojmë zyrtarisht se, deri në këtë moment asnjë nga deputetet nismëtar nuk kishte depozituar kërkesë për tërheqje nga nisma”, thuhet ne reagim.
“Mungesa e deklarimit me shkrim dhe mungesa e deklarimit në seancë për tërheqje nga nisma, janë fakte që përgenjeshtrojnë çdo lloj pretendimi për shkelje të procedurave”, nënvizohet në deklaratën e zëdhëneses së kryetares së kuvendit Jozefina Topalli.
Top Channel