Rekord në “Oscars”, filmi horror me Michael B. Jordan arrin numrin më të madh të nominimeve në histori
Ku mund të rriten më mirë femijët? Ne Europën veriore. Kjo është pjesa më e përshtatshme e planetit për të sjellë në jetë një fëmijë, në mënyrë që ai të rritet pa i munguar asgjë.
Holanda, Suedia, Danimarka dhe Finlanda udhëheqin listën e UNICEF, që thekson se cilësia e vendeve nordike, përfshirë këtu edhe shërbimet sociale, është shumë herë më e madhe se në cdo vend tjetër të botës.
Amsterdami dhe Kopenhageni janë vërtetë dy parajsa, duke lënë disi pas Helsinkin ku i ftohti polar e zbeh gëzimin. UNICEF thekson gjithashtu se në këto vende fëmija mund të marrë një kulturë të vërtetë, cka reflektohet edhe në marrëdhëniet e shëndosha me prindërit.
Poshtë vendeve nordike në këtë renditje ndodhet Spanja edhe pse është vendi europian më i goditur nga kriza. Nga ana tjetër, OKB shkruan në raport se asnjë vend tjetër në botë nuk mund ta mundë Norvegjinë në fushën e zhvillimit njerëzor, matës i cilësisë së jetës civile.
Po ata që duan qe fëmija i tyre të jetojë sa më gjatë? Padyshim që Japonia mban vendin e parë ku mosha mesarate e një njëriu është afersisht 85 vjec.
Top Channel